Plagosi me thikë babain, kapet 47 vjeçari në Fier

schedule13:18 - 23 Tetor, 2021

schedule 13:18 - 23 Tetor, 2021

Një 80 vjeçar është goditur me thikë këtë të shtunë në banesën e tij nga djali i tij 47 vjeç.

Policia e Fierit bën me dije se sapo ka marrë njoftimin ka identifikuar dhe kapur autorin e kësaj ngjarje që është djali i tij shtetasi S.V. 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat 47 vjeçarin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit  S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën”, shkruan policia./abcnews.al