Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me armë zjarri bashkëkombasin e tij në Itali, vetëdorëzohet në polici 23-vjeçari shqiptar

schedule21:02 - 18 Tetor, 2021

schedule 21:02 - 18 Tetor, 2021

I riu 23-vjeçar shqiptar i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri bashkëkombasin e tij Rexhep Uba, 48-vjeç pak ditë më parë, është vetëdorëzuar në polici.

Mediat italiane bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, 23-vjeçari ka shkuar te avokati i tij në qendër të qytetit i cili tha se do ishte më mirë të dorëzohej, Ata shkuan bashkë në rajonin e policisë.

Nga ana tjetër i plagosuri vijon të jetë i shtruar në spitalin Molinette, në gjendje mjaft kritike për jetën.



Ngjarja ndodhi mëngjesin e 5 tetorit, në kryqëzimin mes rrugëve Saorgio dhe Venezia në Torino.

Policia ishte vënë në ndjekje të autorit prej disa ditësh por nuk kishin mundur të binin gjurmët e tij. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!