Plagosi fqinjin, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin në Lezhë

schedule13:10 - 23 Janar, 2022

schedule 13:10 - 23 Janar, 2022

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg për 70-vjeçarin Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.

Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes dhe në përfundim të hetimeve prokuroria ngriti akuzat “Vrasja me paramendim, mbajtja pa lejeve e armëve, armeve shpërthyese dhe municionit si dhe kanosja.

Tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 70-vjeçarit, i cili në qëndrimet e tij ka deklaruar se i kishte zënë pritë fqinjit për të trembur dhe se nuk kishte patur qëllim që të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tij. 43-vjeçari Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. /abcnews.al/