Një operacion i ndërmarrë nga Policia në bashkëpunim me forcat RENEA beri te mundur arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ai akuzohet se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor së bashku me kushërinjtë e tij plagosën Florian Dushkun, aktivist të LSI-së. Në një deklaratë për mediat, drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, tha se 18 vjeçari Samuel Ndoka, banues në Lezhw, ishte kapur në flagrancë me armë pa leje. Ai ka qenë në kërkim pasi u dënua me arrest me burg për kanosje dhe plagosje për ngjarjen e 25 qershorit në Shëngjin.Bashkë me të, u arrestua edhe Paolo Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë. Gjithashtu u arrestua edhe Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!