KAMËZ- Dy shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, dyshohet se më 3 prill 2025, dy të arrestuarit, Isak Mema dhe Bilbil Ajazi banues në Kamëz, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta një person duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave.


