Në korrik do të përfundojë i gjithë procesi i regjistrimet të lejeve të legalizimit. Njoftimin e bëri kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë Valdrin Pjetri në analizën e punës së hipotekës së Tiranës.
Nisi si fushatë e qeverisë shpërndarja e çertifikatave për pronat e legalizuara. Viti 2019 do të shënojë përfundimit e regjistrimit të këtyre lejeve. Afatin e bën të ditur kryeregjistruesi Valdrin Pjetri.
Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Tiranë ka shtuar shërbimet 24 orëshe për qytetarin dhe grupet e interesit në platformën fast track. Deri në muajin mars parashikohet të shtohen edhe rreth 10 nënshërbime të tjera.
Nuk do të vonojë dhe krijimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës njoftoi krryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë, e cila do të zgjidhë një herë e mirë shqetësimet që kanë qytetarët në trajtimin e pronave. Ky shërbim do të mundësohet nga një sportel i vetëm.
Një risi e kësaj zyre e nisur në vitin 2018 janë aktet e verifikimit.Para këtij viti qytetarëve u kthehej dosja me listën e dokumentacionit që qytetari duhet të plotësonte për të marrë shërbimin.
Ulja e numrit të ankesave, dixhitalizimi i regjistrit të pronave janë ende këtë vit në axhendën e punës së zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë. /abcnews.al