PJESËT E PARA/ Burreli në epërsi, feston edhe Turbina! S’ka gola në Besa-Egnatia

schedule14:19 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 14:19 - 13 Dhjetor, 2020

Pesë ndeshje që luhen për llogari të javës së shtatë të Kategorisë së Parë. Në 45 minuta janë zhbllokuar vetëm dy prej ndeshjeve, ato që luhen në Shijak dhe në Cërrik.

Burreli po fiton kundër Erzenit me rezultatin 1-2, kurse Turbina ka shënuar dy herë në portën e Elbasanit. Në epërsi edhe Veleçiku, që ndëshkoi Vorën në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI A

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Erzeni-Burreli 1-2
Shënues:
Gecaj 25’ / Raboshta 6’, 20’
Veleçiku-Vora 1-0
Shënues:
Banushaj 45’

Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI B

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Flamurtari-Lushnja 0-0
Turbina-Elbasani 2-0
Shënues:
Paolo Ricardo 19’, Sallaku 36’
Besa-Egnatia 0-0