Pjesë e organizatës kriminale dhe vrasje me paramendim, OFL u dërgon formularin dy të dënuarve

schedule13:15 - 30 Tetor, 2020

schedule 13:15 - 30 Tetor, 2020

Operacioni Forca e Ligjit këtë të premte i ka dërguar formularin e vëtëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve shqiptar të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrje në “Organizata kriminale” dhe “Vjedhje me armë”.

OFL-së u ka dërguar formularin e të vetëdeklarimit të dënuarve Qamil Açka Mifiut banues në Peshkopi dhe Zafir Alushallari, banues në Korçë.

Njoftimi i policise:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Q. A.(M.), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

Z. A., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al