Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaccme si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Papës, për trafik ndërkombëtar droge.
Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaccme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja e cila do të vendosë vijimin e masës “arrest në burg” vendosur më herët ndaj Vukës, apo nëse do të caktojë një masë më lehtësuese se kaq.
Grupi kriminal, i cili vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë dhe ku në të paktën 8 episode përgjatë viteve 2019-2021 ka trafiku sasi të mëdha me kokainë, është ende duke u hetuar nga prokurori Alfred Shehu.
Sipas Prokurorisë së Posaccme, anëtarët e këtij grupi kanë trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë.


