Pjesa më e madhe e grekëve kundërshtojnë perdorimin e emrit Maqedoni

schedule12:15 - 15 Janar, 2018

schedule 12:15 - 15 Janar, 2018

Pjesa më e madhe e grekëve kundërshtojnë faktin që emri Maqedoni të jetë pjesë e emërtimit zyrtar të republikës maqedonase si pjesë e zgjidhjes së cështjes së emrit.

Shtatë në 10 grekë kundërshtojnë fjalën Maqedoni si pjesë e emrit zyrtar për republikën e Maqedonisë si pjesë e zgjidhjes së cështjes së emtij. Sipas sondazheve më ët funditnë Greqi, pjesa më e madhe e grekëve kundërshtojnë faktin që vendi ballkanik me të cilin kufizohen të mund të përdorë këtë emër

68 për qind nga të intervistuarit nuk e pranojnë këtë si pjesë e zgjidhjes ndërsa 23.6 e tyre e mbështesin.

Sondazhi gjithashtu thekson se mes mbështetësve të Syrizas, partisë në pushtet, 25.2 për qind prejt tyre janë në favor ndërsa 53.8 për qind kundërshtojnë përdorimin e emit Maqedoni si pjesë e emërtimit zyrtar të republikës së ish jugosllavisë.

Dhe ndër mbështetësit e partisë konservatore demokracia e re 67 pë qind e kundërshtojnë përdorimin e emrit në krahasim me 21.4 për qind që e mbështesin.

negociatat e ndrëmjetësuara nga kombet e bashkuara mes dy palëbe do të nisin sërish në Nju Jork në përpjekje për t’i gjetur një zgjdhje problemit disa vjeçar para samitit të radhës të NATO-s i cili do të mbahet në muajin korrik.

Greqia në vitin 2008 përdori veton e saj për të ndaluar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke theksuar se më parë duhet të zgjidhet çështja e emrit./abcnews.al