Vllaznia e ka mbyllur ne epërsi fraksionin e parë të lojës me Flamurtarin. Shkodranët kanë shënuar në fundin e pjesës së parë, pas një penalltie të fituar nga mbrojtësi Renato Malota. Lezhjani u pengua nga Ariel Muçollari dhe gjyqtari Kreshnik Bajramaj drejtoi gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Kapiteni Gilman Lika nuk gaboi dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë, duke bërë që në kampin shkodran të shpërthejë festa. Sa i takon lojës, Vllaznia ka pasur kontrollin. Gjithsesi vlonjatët kanë qenë të rrezikshëm në zbritjet e tyre dhe mund të kishin barazuar.
VLLAZNIA-FLAMURTARI 1-0 (Shënues: Lika 38′ pen.)
Formacioni i Vllaznisë: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz
Formacioni i Flamurtarit: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni, Rrapaj, Vrapi, K. Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli /abcnews.al