Në aksin Laç-Rrogozhinë po luhen dy sfidat e fundit të javës së 19-të të kampionatit shqiptarë, teksa janë mbyllur pjesët e para.
Në Kurbin përballen Laçi dhe Vlaznia, një ndeshje e luftuar mes të dyja skuadrave të cilat krijuan raste të pastra për të shënuar.
Në minutën e 26-të VAR bëhet protagonist duke iu anuluar golin e avantazhit ekipit shkodran të cilët kishin shënuar me anë të Djurdevic. Mbyllet 0-0 pjesa e parë e superesfidës së kësaj javë mes Laçit dhe Vllaznisë.
Në Rrogozhinë verilindorët po kryesojnë me Egnatian me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga Shqiprim Taipi 30’, i cili pas një pasimi përfekt nga Edi Basa arrin të mposhtë portierin Puja. Shiko Golin
Festë në kampin e skuadrës së Kukësit të cilët në këtë sfidë kërkojnë kthesën pas asaj humbjeje ndaj Tiranës. /f.a/abcnews.al