Pjerin Logoreci: Skenari pa ritëm plaga e kinemasë shqiptare

schedule15:23 - 30 Nëntor, 2021

schedule 15:23 - 30 Nëntor, 2021

Pjerin Logoreci, që fëmijë 5 vjeç ishte  ndër spektatorët e parë të provave dhe shfaqjeve në teatër e shesh xhirimi, teksa shihte të ëmën aktoren Marie Logoreci.

Këto bulza arti, nuk mund të mos ndikonin edhe tek personaliteti i tij.  Ai jeton prej vitesh në Amerikë dhe rishfaqet për promovimin e dy librave në Arkivin e Filmit.  Në këndvështrimin e tij, filmi  shqiptar vazhdon të ketë problem thelbësor skenarin, të cilin e ka përmbledhur në një libër.

Pjerin Logoreci, thotë se kjo mungesë aksioni në skenar, shoqërohet edhe me gjuhën filmike të ngadaltë.

Në librin “ Bazat e krijimit të filmit” ai sjellë  një guidë  të shkurtër të gjithë hallkave të krijimit të filmi.  Qëllimi i këtyre librave sipas tij është që të jap një përvojë tjetër, siç kanë dhënë më parë disa nga mjeshtrat e kinemasë shqiptare,  me kujtimet, shkrimet, përvojat personale, zgjidhjet profesionale artistike, duke dhënë një ndihmesë të madhe për të rinjtë që kanë zgjedhur apo të zgjedhin këtë rrugë./abcnews.al