Piro Milkani nderohet me medalje nga Ministria e Kulturës

schedule16:15 - 3 Korrik, 2019

schedule 16:15 - 3 Korrik, 2019

Regjisori i njohur, Piro Milkani, krijuesi i mbi 20 filmave artistik nderohet nga Ministria e Kulturës me medaljen “Ambasadori i filmit shqiptar”. Ky vlerësim i vjen pas çmimit të rëndësishëm në Çeki “Njeriu i përkushtuar”.  Për ABC News kineasti thotë se ndihet mirë që ngre siparin e kësaj medalje, por shpreson që të mos abuzohet  si me medaljet “Nderi i kombit”.

Kineastit Piro Milkani, pas vlerësimit me çmimin e mirënjohjes në Çeki, si “Njeriu i përkushtuar” që u është dhënë vetëm 14 personaliteteve nga e gjithë bota. Vjen edhe nderimi nga Ministria e Kulturës me medaljen e mirënjohjes “Ambasador i filmit shqiptar”.

Në këtë ceremoni u shfaq edhe realizimi i parë filmik i Milkanit “Motiv i kotë”, për të cilin thotë se ishte surprizë edhe për të. Ai na rrëfen se jetoi nostalgji pasi u kthye 60 vite pas.

Në ceremoninë e nderimit në mjediset  e Ministrisë së Kulturës ish-ambientet e Kinostudios ku regjisori ka kaluar një pjesë të mirë të jetës morën pjesë të afërm, miq, artistë, ambasadori çek në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe ish-studente të Pragës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!