Pique: Jemi ende në garë për titullin, e kemi vetë në dorë

schedule10:37 - 28 Shkurt, 2021

schedule 10:37 - 28 Shkurt, 2021

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Sevillas, pasi arriti të triumfonte me rezultatin 0-2. Tashmë të besuarit e Ronald Koeman e shikojnë veten vetëm dy pikë larg kryesuesve të Atleticos, edhe pse ato kanë dy ndeshje për të luajtur. Gerard Pique u shpreh shumë i lumtur për tre pikët si dhe “kërcënon” se gara për titullin nuk ka mbaruar ende.

“Sigurisht që jemi ende në garë për titullin. Sevilla nuk goditi asnjëherë në portë dhe nuk krijoi asnjë ide të pastër për gol. E pranojmë që kemi zhvilluar paraqitje jo të mira kundër Sevillas në Kupën e Mbretit dhe PSG-së në Champions, por nëse e kthejmë të mërkurën rezultatin në Kupë, atëherë sezoni ndryshon plotësisht”, deklaron spanjolli.

“Gjithçka është në dorën tonë. Mund të kualifikohemi në finalen e Kupës si dhe jemi plotësisht në garë për titullin. Dëmtimi im? U zëvendësova, por nuk është ndonjë shqetësim i madh. E diskutova dhe me trajnerin për këtë problem. Unë po luaj më shumë nga se prisja pas kaq muajsh i dëmtuar. Jam i lumtur që vazhdoj të jem në gjendje të luaj dhe krenar për ndeshjen që zhvilluam”, përfundon Pique. /abcnews.al