Pique: Do e lë futbollin te Barça, do ishte dramë nëse ndodh ndryshe

schedule10:58 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:58 - 6 Shkurt, 2021

Gerard Pique së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë në Spanjë dhe ka folur për disa çështje të Barcelonës, por edhe të tij personale. Mbrojtësi thur elozhe për Araujo dhe shprehet se Barcelona do të jetë klubi i tij i fundit si futbollist.

DËMTIMI – “Jam më mirë sesa e prisja. Duhet të vrapoj për shumë orë akoma, si dhe të kthehem në përdorimin e topit. Vendosa të marr një metodë konservatore për rikuperimin dhe duket se po funksionon shumë mirë.

 

ARAUJO – “Ai është një qendërmbrojtës i shkëlqyer dhe do të jetë për 10 ose 15 vjet. Ka gjithçka që duhet të ketë një mbrojtës. Është shumë i ri dhe ka mendësi shumë të mirë. Gjithashtu, është fizikisht i fortë, i shpejtë, i fuqishëm dhe ka kontroll të mirë të topit.

La Masia është duke punuar shumë mirë dhe gjatë kohës së tij në Segunda B me ekipin e të rinjve Araujo u maturua dhe tani me ekipin e parë ai e ka shfrytëzuar rastin. Ne duhet ta ndihmojmë atë që të jetë lojtari më i mirë i mundshëm”.

 

MESSI – “Ngjarjet që ndodhën në verë përfunduan në mënyrën më të mirë të mundshme sepse Leo qëndroi te Barça. Unë e shoh atë shumë të lumtur tani dhe duke e pasur pranë meje është një garanci për sukses”.

ZGJEDHJET – “Tani ka zgjedhje dhe shpresoj që anëtarët të votojnë me kufizimet e Covid-19. Të tre kandidatët janë kompetentë. Ne duhet të shohim të ardhmen.”

E ARDHMJA – “Unë do të pensionohem në Barça. Gjithmonë e kam thënë këtë. Luaj akoma futboll sepse jam duke përfaqësuar Barçën. Nuk e shoh veten në një ekip tjetër. Nuk do të kisha motivimin, do të ishte një dramë”, u shpreh Pique. /abcnews.al