Pique, Alba dhe Sergio Roberto kandidatë për t’u larguar nga Barcelona

schedule10:56 - 16 Shtator, 2021

schedule 10:56 - 16 Shtator, 2021

Edhe pse pas Messit u mendua se gjërat do të ishin ndryshe, asgjë nuk mund të jetë me larg se e vërteta. Barcelona po përballet me një cikël pasigurie dhe në të cilin fuqia punëtore do të duhet të rinovohet në mënyrë drastike.

Edhe pse ka disa lojtarë që kanë mbërritur këtë verë si, Eric Garcia, Memphis Depay, Aguero dhe De Jong, realiteti është se pjesa e pasme duhet të forcohet, ku disa futbollistë tashmë janë në listën e largimeve.

Ky do të ishte rasti i dy prej veteranëve, Gerard Pique dhe Jordi Alba, të cilët ende janë te fikusar në formacionin titullar, por ajo që vihet re është se vitet ndjehen dhe performacate tyre nuk janë më si më parë.

Të dy kanë rënë dakord të ulin pagat e tyre, por duket se nuk do të jetë e mjaftueshme për të garantuar vazhdimësinë e tyre, e njëjta gjë edhe me Sergoi Roberton.

Nuk përjashtohet mundësia që Alba dhe Roberto të largohen gjatë merkatos së janarit. Në rastin e Pique, do të pritet fundi i sezonit për të gjetur një destinacion të ri. /abcnews.al/