Pippa Middleton, shtatzënë për herë të tretë

schedule15:59 - 9 Qershor, 2022

schedule 15:59 - 9 Qershor, 2022

Pippa Middleton është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis do të kenë një kushëri tjetër. Një person i afërt me Pippa Middleton dhe bashkëshortin e saj, James Mattheës, i tha Page Six se çifti është shumë i lumtur që ka një tjetër fëmijë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Royal Fashion Police (@royalfashionpolice)

Pippa dhe bashkëshorti i saj u shfaqën në festimet e Jubileut të Platinumit më 4 qershor. Motra e Kate Middleton është shfaqur me një fustan jeshil dhe i dukej barku i fryrë. Pippa Middleton dhe James Mattheës kanë dy fëmijë, djalin e tyre, Arthur Michael William Mattheës, i lindur në 2018 dhe vajzën e tyre, Grace Elizabeth Jane, e lindur në mars 2021.

Më 20 maj, motra e vogël e Kate Middleton festoi 4 vjetorin e martesës me James Mettheës. 37-vjeçarja dhe burri i saj 45-vjeçar i thanë “po” njëri-tjetrit në kishën e Shën Markut në Englefield. Pippa tërhoqi vëmendje me fustanin e saj të nusërisë të dizajnuar me mëndafsh posaçërisht për të nga stilisti Giles Deacon./abcnews.al