Pica brenda disa minutash, Roma vë në përdorim makinetën e pazakontë

schedule13:08 - 7 Maj, 2021

schedule 13:08 - 7 Maj, 2021

Raffaele Esposito, napolitani i shekullit 19 i njohur për llojin më të famshëm të picave, tani rrezikohet të zhduket. Roma tani ka një makinetën shitjeje e cila nxjerrë pica të gatshme në vetëm tre minuta.

Blerësit të cilët përdorin makinetën “Mr. Go Pizza”, mund të zgjedhin ndërmjet katër llojeve të picave prej 4.60 deri në 6 euro. Makineta gatuan brumin dhe konsumatorët mund ta shohin picën derisa gatuhet përmes një xhami.

Megjithatë, ata që e kanë provuar kanë pasur edhe kritika, shkruan CNN.

“Duket mirë, por është shumë më e vogël se në restorant dhe me më pak përbërës sipër”, ka thënë Claudio Zampiga.

Ndërsa një tjetër blerës i një pice të tillë tha se thjesht “kjo nuk është picë”./abcnews.al