Pezullohet trajneri Antonio Conte, debati me gjyqtarin e “djeg”

schedule13:18 - 26 Janar, 2021

schedule 13:18 - 26 Janar, 2021

Trajneri i Interi, Antonio Conte, është dënuar me dy ndeshje pezullim nga komisioni disiplinor. Kujtojmë që italiani u përfshi në një debat me gjyqtarin Fabio Maresca në duelin e fundjavës që lamë pas kundër Udinezes.

“Gjithmonë je ti Maresca. Edhe pse ka VAR, gjithmonë je ti”, mësohet t’i këtë thënë Conte gjyqqtarit sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”. Lajmi i mirë për tifozët e Interit është se kjo masë nuk do të startojë në duelin e sotëm kundër Milanit në Kupën e Italisë, por në Serie A.

Kështu në përballjet e kampionatit kundër Beneventos dhe Fiorentinës, Antonio Conte nuk do të jetë në pankinë. Zikaltrit do të drejtohen nga zëvendësuesi i tij, Cristian Stellini, i cili do të marrë drejtimin e përkohshëm. /abcnews.al