Peticion për ndalimin e ligjit për Teatrin/ Vokshi: Do mbrojmë Tiranën nga kullëzimi

schedule15:11 - 1 Korrik, 2018

schedule 15:11 - 1 Korrik, 2018

Deputetët e Partisë Demokratike firmosin peticionin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit drejtuar institucioneve më të larta të vendit me thirrjen për ndalimin e projektligjit i cili i hap rrugë prishjes së godinës dhe ndërtimit të një teatri të ri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e instaluar në protestë prej disa javësh në ambientet e Teatrit Kombëtar me qëllim refuzimin e shembjes së godinës së saj dhe ndërtimit në zonë, ka përmbledhur pretendimet juridike pro kauzës së tyre në një peticion që kërkon refuzimin e projektligjit që i hap rrugë nënshkrimit të një kontrate me partneritet publik privat, peticion i cili ka afruar edhe deputetët e Partisë Demokratike.

 “Për t’ju përgjigjur thirrjes se artistëve për të firmosur peticionin që i bën thirrje autoriteteve me të larta të vendit për të mos lejuar kalimin e një ligji kriminal antikushtetues. Deputetë te tjerë të PD do të vijnë të firmosin. PD është seriozisht e angazhuar për të përdorur çdo mjet e mënyrë për t’i thënë ndal këtij akti antikushtetues që shkatërron një nga godinat më të vjetra të qytetit”.

Pas miratimit në seancën plenare të 28 qershorit të futjes në kalendarin e punimeve të këtij projektligji, dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese për të ankimuar antikushtetutshmërinë e prentenduar, thirrjen peticioni ia drejton kryesisht Kreut të Shtetit, presidentit të republikës Ilir meta.

“Duke firmosur këtë peticioni bëjmë thirrje Presidentit të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues, duke pasur parasysh që vendin Rama e ka lënë pa gjykatë kushtetuese, pra asnjëri nga ne nuk e godet dot në kushtetuese. Është një çështje që s’ka të bëjë me artin dhe kulturën por me kullëzimin, dhe duhet të bëhemi bashkë të gjithë pa bindje politike të bëhemi bashkë për ta mbrotjur Tiranën që të mos kullëzohet më tej, për të mbrojtur vlerat e artit kulturës dhe identitetit. Toka i falet kompanisë me një çmim skandaloz 470 euro metri katror, mendoni sa metra katror do ketë këtu”

Deputetja demokrate Albana Vokshi njoftoi gjithashtu tentativat e forcës së saj politike për të sensibilizuar faktorin ndërkombëtar të ndodhur brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë në mbrojtjen e kësaj godine dhe trashëgimisë kulturore në të. /abcnews.al