Pete Davidson fshiu tatuazhet që i dedikoi Kim Kardashian

schedule17:01 - 25 Janar, 2023

schedule 17:01 - 25 Janar, 2023

Fundjavën e kaluar, Pete Davidson u fotografua me pushime në Hawaii me partneren e tij të re, të përfolur, Chase Sue Wanders .

Në fotot e publikuara, në të cilat aktori ka veshur vetëm rroba banje, duket se janë zhdukur tatuazhet që kishte bërë për nder të Kim Kardashian .

Davidson u fotografua pa tatuazhin e tij “My Girl Is A Lawyer” që ia kishte dedikuar Kim. Ai kishte fshirë gjithashtu një dedikim “Jasmine dhe Aladdin” që kishte bërë për puthjen e tyre të parë në një skeç të “Saturday Night Live”. Përveç këtyre ai kishte bërë gjithashtu tattoo emrin e saj “Kim” në kraharor, ndoshta kjo ishte një shenje besnikërie ndaj saj.

Pas një romance të shkurtër, Davidson dhe Kardashian u ndanë miqësisht gushtin e kaluar. Siç kishte thënë një burim pranë çiftit: Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e vështirësonin vërtet ruajtjen e një lidhjeje. /abcnews.al