Një 70-vjeçar nga Tirana, ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Durrësit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al