Pesë pista se si mund të vijë fundi i luftës Rusi-Ukrainë

schedule13:14 - 4 Mars, 2022

schedule 13:14 - 4 Mars, 2022

BBC ka bërë një analizë se si mund t’i vijë fundi luftës Rusi-Ukrainës, e cila po vazhdon për të nëntën ditë radhazi, duke shkaktuar eksode masive nga vendi, me qytetarët ukrainas që kërkojnë një strehë të sigurt në vende fqinje.
Korrespodednti diplomatik i BBC, James Landale paraqet pesë skenarë të mundshëm se si mund të përfundojë lufta.

1. Luftë e shkurtër
Rusia shton operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese. Mijëra njerëz vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim pro-Moskës. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, i prekshëm ndaj kryengritjeve dhe konflikteve të ardhshme.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

2. Luftë e gjatë
Ndoshta më shumë gjasa. Ndoshta forcat ruse bllokohen, dhe kaplohen nga morali i ulët. Ata mund të luftojnë për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëhen një kryengritje efektive, ndërsa Perëndimi vazhdon të furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia përfundimisht largohet.

3. Lufta evropiane
Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s, ose mund të ketë thjesht llogaritje të gabuara dhe përshkallëzime.

Lexo edhe:FOTOLAJM/ Tragjedia në disa foto, si po e shkatërron hakmarrja e Putinit Ukrainën

4. Zgjidhje diplomatike
Duke rënë dakord për negociata, edhe pse nuk kanë bërë shumë përparim, Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar, gjithmonë nëse lufta shkon keq për të, Putini mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh sesa “poshtërimi” për t’i dhënë fund.

5. Putini i rrëzuar
Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar ditët e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ketë kërcënim të revolucionit popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini nuk mendojnë më se ai mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm./abcnews.al/