Përurohet busti i Françesk Radit në parkun e liqenit

schedule14:13 - 3 Prill, 2018

schedule 14:13 - 3 Prill, 2018

Parkut të liqenit artifiacial në Tiranë i është shtuar edhe një vepër tjetër, busti i artistit shqiptar, Françesk Radi. Në përurimin e tij morën pjesë, kreu i bashkisë, Erjon Veliaj, familjarë dhe miq të kantautorit.

Në parkun e liqenit artificial tashmë do të jetë një bust i kantautorit të njohur Francesk Radi, pikërisht ashtu siç ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve, me kitarën e tij në duar.

Artisti i ndarë nga jeta një vit më parë do të përkujtohet përmes kësaj vepre të realizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranes. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se kantautori i njohur i muzikës shqiptare, përmes tingujve dhe teksteve të tij, ishte burim frymëzimi për shumë të rinj.

Busti i Francesk Radit, i njohur edhe si këngëtari i liqenit, është vendosur në afërsi të amfitetarit veror. Pas rinovimit nga bashkia, ky amfitetarët do të kthehet në skenën më të madhe të muzikës, ku qytetarët mund të shijojnë artin e vërtetë në natyrë. Familjarë dhe miq të Françesk Radit mbollën pemë pranë bustit të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!