Persona me uniformë ushtarake serbe shihen brenda territorit të Kosovës

schedule20:36 - 30 Janar, 2021

schedule 20:36 - 30 Janar, 2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simic, sot është parë në komunën e Leposavic duke bërë homazhe për 104 vjetorin e rënies së luftëtarëve të kryengritjes së Toplicës.

Aty pranë qëndronin disa persona, afër memorialit të ndërtuar në nder të luftëtarëve të Serbisë, të cilët janë të veshur me uniformë të ushtrisë serbe.

Herën e fundit që një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës pati vënë këmbët në territorin serb, u arrestua. Milosh Shoshiq, ushtar i FSK-së u pati arrestuar më 2018-ën nga policia serbe në pikën kufitare në Konçul. Ai më pas u lirua nga autoritetet serbe.

Autoritetet e vendit ende nuk kanë bërë ndonjë reagim rreth prezencës së uniformave serbe përbrenda territorit të Kosovës. /abcnews.al/