Protesta e studentëve te Kryeministria, thirrje shqiptarëve të mblidhen

schedule19:38 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 19:38 - 11 Dhjetor, 2018

Nga Kryeministria, ku një pjesë e studentëve protestues janë zhvendosur aty, gazetari i ABC News Andi Qosja bisedoi me një prej studentëve të quajtur Arenc. Ai shprehet për ABC News se në Shqipëri duhet katharsis, ndërsa u bën thirrje gjithë shqiptarëve që të mblidhen dhe të tregojnë prezencën e tyre.

Arenci: “E para jo se nuk jam i qartë, jam shumë i qartë, pjesa e shqiptarëve që nuk janë të qartë është një frikë e mbjellë në ndërgjejgjën e tyre që i bën të paqartë. Në Shqipëri duhet katharsis për gjithë këto vite, duhet një lëvizje studentore, rasti konkret është ky që nuk mund të jesh dele ku të kërkosh lyerjen e një fasade dhe uljen e një tarife, është të gënjesh veten në mënyrë të paturpshme . Të gjithë duhet të mblidhen, ndërgjegjia kolektive e shqiptarëve duhet të tregojë prezencën. Janë të përçarë, sepse shiko sa pak janë, është pjesa më e bukur që nuk i përçan kush. Është shpirti i lënguar i shqiptarit që i organizoi”.

Protesta e studentëve nuk ka rregullore të brendshme se si do të vijojë, pasi sipas tyre Kryeministri dhe ministrja nuk kanë dhënë përgjigje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!