Përplasjet për zgjedhjet, Artan Hoxha në “Log.”: Politika shantazhon votuesit e pavendosur përmes krimit

schedule21:51 - 16 Mars, 2021

schedule 21:51 - 16 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” të drejtuar nga Endri Xhafo në ABC temë e bisedës ishin përplasjet e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së dhe ajo që ndodhi në Elbasan mes militantëve të PS-PD.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se në Shqipëri nuk është krimi që detyron politikën për të hyrë në parlament, por janë këta të fundit që e thërrasin për të bashkëpunuar për të siguruar pushtetin. “Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. 

Deri tani në Shqipëri nuk është krimi që i vë pistoletën në kokë politikës për të hyrë në parlament, është politika që e thërret krimin, i kërkon ndihmë dhe bashkëpunim për të siguruar pushtetin” tha Artan Hoxha./ db/ Abcnews.al