Përplasje të forta në Mianmar, policia vret 10 protestues

schedule14:02 - 28 Shkurt, 2021

schedule 14:02 - 28 Shkurt, 2021

Policia ka qëlluar mbi protestuesit në Mianmar dhe ka vrarë të paktën dhjetë persona. Vitkimat janë konfirmuar nga mjekët, ndërsa kjo është dita më e përgjakshme në Mianmar që pas grushtit të shtetit.

Vdekjet u raportuan ne media, ndërsa policia përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës, përcjell abcnews.al.

Forcat e sigurisë filluan goditjen e dhunshme të shtunën, pas disa javësh protestash kryesisht paqësore kundër grushtit ushtarak të 1 shkurtit.

Udhëheqësit e qeverisë, përfshirë Aung San Suu Kyi, u rrëzuan dhe u arrestuan.

Pamjet e publikuara në media sociale të dielën tregojnë protestuesit duke ikur ndërsa policia i ndjek dhe i godet.

Tensionet u shtuan të dielën pasi udhëheqësit e grushtit të shtetit u përpoqën të prishnin fushatën e mosbindjes civile që ka nisur prej javësh. g.v/abcnews.al