Përplasje mazhorancë-opozitë në Komisionin e Sigurisë

schedule16:06 - 7 Nëntor, 2017

schedule 16:06 - 7 Nëntor, 2017

Diskutimi për buxhetin e mbrojtjes në Komisionin e Sigurisë ka përfunduar me debate mes socialistëve e demokratëve. Shkak është bërë një pyetje e demokratëve për fikjen e radarëve që vëzhgojnë hapësitën detare.

Në Komisionin e Sigurisë ishte ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila raportoi përpara antarëve lidhur me buxhetin 2018. Antarët opozitar në komision i drejtuan ministres Xhaçka pyetje lidhur me akuzën e ngritur për fikjen e radarëve që vëzhgojnë hapsirën detare, për t’u larguar përpara votimit.
Komisioni i sigurisë ka miratuar në parim vetëm me votat e mazhorancës buxhetin 2018 për Ministrinë e Mbrojtjes. Për këtë të fundit raportoi vetë ministrja Olta Xhaçka.
Opozita nuk e humbi rastin për të kthyer vëmendjen tek situata “Habilaj- Tahiri”. Akuzat për radarët e fikur të Ministrisë së Mbrojtjes i dhanë shkas opozitës për argument përmes pyetjeve retorike.
Ministrja deklaroi se Shqipëria është zotuar të përmbushë vetëm brenda vitit 2024 kërkesën e NATO për buxhet në sasinë 2% të prodhimit të brendshëm bruto./abcnews.al

 

https://youtu.be/xY8yaf5zlS4