Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasja Trump-Bezos/ Miliarderi i Amazon: Tarifat, në faturë. Trump: Sulm politik

schedule19:33 - 29 Prill, 2025

schedule 19:33 - 29 Prill, 2025

Tarifat janë bërë shkak për një perplasje të ashpër mes themeluesit të Amazon Jeff Bezos dhe administratës së Donald Trump.

Amazon njoftoi se për çdo product që amerikanët blejnë nga gjiganti I tregtisë elektronike, përveç kostos së blerjes, në një kuti të veçantë dhe në faturën që klienti merr në formë fizike, do të jetë përqindja që lidhet me tarifat e vendosura nga Donald Trump.

Pas këtij veprimi të kompanisë së Bezos Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër dhe e cilësoi lëvizjen një sulm politik. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se ka qenë vetë presidenti Trump ai që e ka cilësuar lëvizjen e fundit si një sulm.



Leavitt sulmoi edhe median në pronësi të Bezos, Washington Post, duke e akuzuar si një krah të propagandës kineze.

Sipas saj, Bezos nuk veproi njëlloj kur administrata Biden, sipas saj i solli vendit inflacionin më të madh në historinë e tij.

Lëvizja e Amazon tregon se Jeff Bezos ka filluar të distancohet përsëri nga Zyra Ovale pasi Donald Trump vendosi tarifa.

Pas Apple, Amazon është kompania që, për shkak të natyrës së funksionimit dhe qëllimit të saj, po përballet me problemet më të mëdha me tarifat që Zyra Ovale i ka vendosur Kinës.

Aksionet e Amazon u hapën me rënie prej më shumë se 1% të martën në mëngjes pas komenteve të Levitt, i e cila refuzoi të shpjegonte se çfarë do të thotë ky veprim për marrëdhënien midis Trump dhe themeluesit miliarder të Amazon.

Bezos ishte në inaugurimin e Trump në 20 janar dhe Amazon gjithashtu dhuroi 1 milion dollarë në fondin e inaugurimit.

Megjithatë, sipas Bloomberg, pasuria neto e Bezos ka rënë me disa miliardë që nga fillimi i vitit si rezultat i politikave tarifore të Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!