Përplasja për skulpturat me Mitsotakis, Sunak nuk pendohet: Është e papërshtatshme të diskutohet për të kaluarën

schedule14:06 - 29 Nëntor, 2023

schedule 14:06 - 29 Nëntor, 2023

Rishi Sunak ka reaguar për herë të parë publikisht pas anulimit të takimit me Kyriakos Mitsotakis, në lidhje me debatin e skulpturave.

Kryeminisri britanik, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të kreut të opozitës Keir Starmer në parlamentin britanik, këmbënguli se kishte rënë dakord me palën greke që të mos përmendej kjo çështje, gjë që është mohuar shprehimisht nga Athina.

Kujtojmë se prej ditës së djeshme Partia e Punës ka reaguarkundër Rishi Sunak për paturpësinë që ka treguar ndaj kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

“Sigurisht, ne jemi gjithmonë të lumtur të diskutojmë çështje të rëndësishme thelbësore me aleatët tanë, të tilla si zgjidhja e emigracionit të paligjshëm ose forcimi i sigurisë sonë.

“Por kur ishte e qartë se qëllimi i një takimi nuk ishte të diskutonte çështje thelbësore për të ardhmen, por përkundrazi  të rishqyrtonte çështjet e së kaluarës, ishte e papërshtatshme.”

“Për më tepër, kur u bënë angazhime dhe garanci specifike për këtë çështje në këtë vend dhe më pas u shkelën, mund të duket e gabuar por pikëpamja ime është se kur njerëzit bëjnë zotime, ata duhet t’i mbajnë ato,” tha Sunak duke iu referuar palës greke.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!