Përplasja me Tuchel, Reali përfiton dhe bën ofertën e bujshme për Mbappe

schedule08:27 - 16 Shkurt, 2020

schedule 08:27 - 16 Shkurt, 2020

Kylian Mbappe duket se i ka ditët e numëruara te PSG. Talenti francez ka pasur një përplasje me teknikun Thomas Tuchel, me këtë të fundit që e ka zëvendësuar në dy sfidat kundër Nantes dhe kundër Montpellier.

Pas këtij konflikti, Real Madrid është gati të përfitojë dhe ka përgatitur ofertën e bujshme për shërbimet e 20 vjeçarit. “Los Blancos” janë gati ta bëjnë Mbappen lojtarin më të shtrenjtë në botë, pasi siç raportojnë mediet iberike, ka përgatitur plot 250 milion euro.

Aktualisht, lojtari më i shtrenjtë në botë është Neymar, i cili i kushtoi 222 milion euro PSG-së, para që shkuan në arkat e Barcelonës./abcnews.al