Përplasja e Ramës me Mustafa Nanon, Dade: Do të mbulojë paaftësinë për të qeverisur

schedule21:36 - 1 Nëntor, 2019

schedule 21:36 - 1 Nëntor, 2019

E ftuar në emisionin “Provokacija” në AbcNews, ish-deputetja e PS, Arta Dade u shpreh se personat e lidhur me botën e krimit janë aktivizuar në fushata zgjedhore edhe nga PD, por këta të fundit u kujdesën që të mos i përfshijnë në nivele të larta politike.

“PS u bë një shtrat i ngrohtë për kontigjentë kriminale. Ata edhe PD i ka angazhuar në fushata, ne bënim kujdes të mbroheshin, por PD vetë bëri kujdes që mos i fuste në nivele të larta të politikës”, tha ish-ministrja e Jashtme.

Më tej Dade është ndalur edhe tek përplasja e moderatorit Mustafa Nano në emisionin ‘Opinion’. Sipas saj kryeministri përdor këto mjete për të mbuluar paaftësinë për të qeverisur.

Më lejoni t’ju shpreh keqardhjen për arrogancën e kryeministrit. Në fakt ne që kemi një farë përvoje dhe merremi me psikologjinë, përdor këto mjete për të mbuluar paaftësinë totale për të qeverisur. Korrupsioni është bërë endemik. Një kryeministër kur del në publik duke patur pamundësinë për të argumentuar mungesën e rezultateve kthehet tek mjetet, jam e bindur që edhe militanët nuk do mbështesin kur kryeministri del në publik siç është rasti në emisionin Opinion”, tha Dade, teksa më tej krahasoi sjelljen e Ramës me Berishën  në studiot televizive.

Berishën, po absolutisht e kam parë, kur kam kohë e ndjek mendohen gazetarët kur i bëjnë pyetje. Kur një kryeministër bën nga atë gjest bullizimi, vetezhvlerësohet si figurë dhe i krijohet hapësira. Nuk ma ka ndodhur kurrë. Edhe unë kam qenë ministre e Jashtme, e Kulturës kam patur debate mjaft të nxehta, dhe nuk kam patur një rast ku të më jenë drejtuar në mënyrë të paedukatë. Përjashto debatet në parlament. Besoj se njeriu vetë duhet të dijë të ruajë dinjitetin”, shtoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!