Përplasja e aeroplanit në Milano, mes viktimave edhe një fëmijë

schedule16:21 - 3 Tetor, 2021

schedule 16:21 - 3 Tetor, 2021

Në bordin e aeroplanit që u rrëzua në Milano ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë mes të cilëve ishte edhe një fëmijë. Asnjë prej tyre nuk mundi t’i mbijetonte impaktit të përplasjes. Aeroplani u rrëzua pasditen e së dielës në një ndërtesë të boshatisur në San Donato.

Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroporti i Linate-s dhe destinacion kishte Sardenjën. Megjithatë pas disa miljesh ndodhi dhe rrëzimi. Bilanci i viktimave mund të kishte qenë më i lartë nëse godina që po rikonstruktohej nuk do të kishte qenë bosh. Punonjësit nuk ndodheshin pasi sot është ditë pushimi.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimit ka hapur një hetim mbi incidentin dhe ka urdhëruar dërgimin e një hetuesi në vendngjarje. /abcnews.al/