Shoferi i furgonit që u përplas me barrierat e sigurisë në sheshin Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së hënës ka thënë se donte të rrëmbente dhe lëndonte presidentin Joe Biden. 19 vjeçari Sai Varshith Kandula u arrestua me akuza të ndryshme, përfshirë sulmin dhe kërcënimin e autoriteteve.
“Hetimi paraprak zbulon se mund të jetë përplasur qëllimisht në barrierat e sigurisë,” tha Anthony Guglielmi, shefi i komunikimeve të inteligjencës. Dëshmitarët thanë se automjeti u përplas në barrierat e sheshit. Pas përplasjes së parë, drejtuesi ka rindezur mjetin dhe ka goditur sërish portën.
Në mjet u gjet edhe një flamur nazist. I pyetur nga hetuesit për këtë, i riu ka thënë se se e admiron ‘natyrën autoritarë të nazistëve’ dhe se e shikonte Hilterin si një lider. Ai tha se e kishte planifikuar sulmin prej 6 muajsh dhe se kishte fluturuar për në Uashington për këtë qëllim.
Prokurorët thanë se Kandula u tha gjithashtu oficerëve se ai synonte “të arrinte në Shtëpinë e Bardhë, të merrte pushtetin dhe të vihej në krye të kombit” dhe ishte i përgatitur të vriste Presidentin nëse kjo është ajo që duhet të bënte dhe do të lëndonte këdo që do të dilte përpara tij./abcnews.al


