Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përplasi dy nxënëse në Vlorë, drejtuesi i automjetit që i aksidentoi i dërgon në spital

schedule12:28 - 4 Qershor, 2021

schedule 12:28 - 4 Qershor, 2021

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Ali Demi”, në Vlorë.

Mësohet drejtuesi i një automjeti, 42 vjeçari A. I., ka aksidentuar dy fëmijë rreth moshës 14-vjeç me iniciale B. C., dhe Xh. S. Ndërkohë pas aksidentit, 42-vjeçari i ka dërguar në spital menjëherë në spital ku edhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.



Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!