Përplasen makinat në Lezhë, dy të lënduar

schedule15:32 - 7 Janar, 2022

schedule 15:32 - 7 Janar, 2022

Dy persona janë lënduar këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në km e 2 të aksit Lezhë-Shëngjin, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë janë lënduar dy persona.

Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al