Përplasën këmbësoren në Tiranë, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

schedule11:32 - 16 Janar, 2021

schedule 11:32 - 16 Janar, 2021

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy shoferët e përfshirë në aksidentin që ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë ku si pasojë u plagos një këmbësor në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 5 Maji, një ditë më parë ku pas përplasjes së dy automjeteve, një nga makinat ka goditur këmbësorin që ndodhej në trotuar.

M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “5 Maji” janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: Pamje të rënda nga aksidenti në Tiranë, makina merr para këmbësorin në trotuar

Gjithashtu gjatë orëve të fundit policia ka vënë në pranga edhe 5 shtetas të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, si dhunë në familje, mashtrim, shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme, dy prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me  sherbimet e Policisë Korçe, bënë ndalimin e shtetasit A. H., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 25 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , u konstatua jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  • M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “5 Maji” janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;
  • F.I., 21 vjeç, pasi në rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
  • A.C., 35 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, në “Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.71 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al