Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë. Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve është plagosur një nënë me foshnjën e saj.
Nëna dhe foshnja ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e “Kavajës”, mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al



