Përplasen dy makina në Elbasan, plagoset një vajzë! Dërgohet me urgjencë në spital

schedule20:53 - 17 Nëntor, 2020

schedule 20:53 - 17 Nëntor, 2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të markatës së qytetit. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se në aksident janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit./mv.abcnews.al