Përplasen dy makina në Elbasan, plagosen drejtuesit

schedule11:34 - 15 Janar, 2020

schedule 11:34 - 15 Janar, 2020

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit. Burime për abcneës.al bëjnë me dije se dy automjete një tip “Benz” dhe një “Reno” janë përplasur te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy ddrejtuesit e mjeteve. Të plagosurit janë dërguar në spital për të arrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaë, grupi hetimor don të përcaktojë edhe shkakun e aksidentit./abcnews.al