Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, është regjistruar një aksident rrugor ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.


