Përparim Rama zbulon emrin e nënkryetarit të Prishtinës

schedule19:02 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:02 - 1 Dhjetor, 2021

Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes rreth ekipit që do ta ketë ai në drejtimin e komunës së Prishtinës.

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal 10.

Tutje ai nuk e ka komentuar emërimin e mundshëm të Blerand Stavilecit, duke thënë se ka shumë emra të mundshëm të cilët mund të jenë pjesë e ekipes së tij.

Gjatë ditës ka pasur spekulime se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar, por që këto nuk janë konfirmuar nga PDK-ja, partia e Stavilecit.

Rama ka fituar zgjedhjet lokale në Prishtinë në raundin e dytë kundër kandidatit të VV-së, Arben Vitia./Express