Përndiqte vazhdimisht të renë, 34-vjeçari kapet në flagrancë nga policia

schedule11:44 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:44 - 28 Shtator, 2022

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korç, pasi mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.

Shtetasi O.Z. u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Z., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare”, njofton policia.