Përmirësohet moti në verilindje të vendit, vetëm një rrugë e pakalueshme

schedule11:10 - 21 Janar, 2018

schedule 11:10 - 21 Janar, 2018

Në verilindje të vendit, moti është drejt përmirësimit. Reshjet e borës pushuan pas orës 19 të mbrëmjes së kaluar. Përjashtuar rrugën që lidh njësinë administrative Arren, të gjitha akset e tjera janë të kalueshme.

Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme dhe pa patur nevojë përdorimin e paisjeve dimërore. Edhe akset e tjera kombëtare që lidhin Kukësin me Tropojën, Peshkopinë e Pukën janë të kalueshme dhe pa probleme.

Në lartesinë 1400 metra, trashësia e borës është rreth 30 cm, ndërsa në zonat e ulëta thuajse e papërfillshme. Sot, temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat pozitive prej 3 gradësh në orët e para të ditës dhe në mesditë, ato parashikohen të arrijnë në 8 gradë.

Kompanitë sipërmarrëse të rrugëve kanë punuar në të gjitha akset dhe janë në gatishmëri për të mbajtur rrugët të kalueshme./abcnews.al