Përmeti me një orë ujë të pijshëm në ditë

schedule14:32 - 15 Nëntor, 2017

schedule 14:32 - 15 Nëntor, 2017

Kanë rifilluar punimet për një nga investimet më të rëndësishme në qytetin e Përmetit. Kompania që fitoi tenderin, brenda një viti e gjysëm do të përfundojë ujësjellësin e ri i cili do të furnizojë jo vetëm qytetin me 24 orë ujë të pijshëm

Makinerite janë ndezur.

Puna për ndërtimin e ujësjelllësit të Përmetit rinisi.

Bllokimi i përkohshëm me një vendim të gjykatës administrative, mori zgjidhje gjithashtu juridike.

Kompania që fitoi tenderin ka shtuar ritmet me qëllim për t’i dhënë fund thatësirës dhe etjes në Përmet.

Ishte parashikuar që projekti të përfundonte në fillim të shtatorit të ardhshëm, por me kohën e humbur nga vendimi i gjykatës administrative, investimi do të marrë një vit e gjysëm kohë.

Në Përmet  që prej 40 vitesh nuk njihet një investim i tillë. Për qytetarët e bizneset që marrin ujë vetëm një orë në ditë, do të jetë një jetë krejt ndryshe. Bëhet fjalë për një invetim prej 583 milionë lekësh

Por për zyrtarin e lartë të bashkisë furnizimi me ujë të pijshëm i Përmetit do të thotë ngritjen e qytetit në një nivel të lartë turistik. Ai e shikon në perspektivë si një nga pikat më të rëndësishme për t’u vizituar nga turistët e huaj.

Muajt e nxehtë që sapo kaluan ishin dramë për jetën e banorëve të këtushëm. Uji mungoi deri dhe me ditë të tëra. Kurse koha më e gjatë që në rubinetet e tyre kishte ujë të pijshëm ishte vetëm një orë në ditë./abcnews.al

 

https://youtu.be/yBgbsxV2bMA