Përmbytjet në Shkodër, banorët lëvizin me varka dhe mjete të larta

schedule11:17 - 8 Mars, 2018

schedule 11:17 - 8 Mars, 2018

Në zonën e nën Shkodrës situata nuk është përmirësuar. Reshjet kanë rritur më tepër nivelin e Ujit dhe sipërfaqet e permbytura janë shtuar. Prurjet e lumit Drin gjithashtu janë shtuar. Në Bushat janë përmbytur 300 ha tokë është dëmtuar Ura e Gjolulit. Në njësinë administrative të Dajçit, janë përmbytur 430 ha tokë.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ne Anen e Malit  janë përmbytur 1000 ha tokë, Obot 310 ha tokë, ne Oblikë 290, ne Muriqan 400 ha tokë.

Forcat e Ushtrisë janë vënë në dizpozicion varka dhe mjete transporti për banorët. Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2. Nderkohe ka rrëshkittje të tokës dhe bllokime të segmenteve në Gur të Zi, në Gropat e Selcës në Malësinë e madhe, kurse në Shkrel është dëmtuar një urë. Shtëpi të përmbytura ka edhe në Palvar dhe në Culaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!