Përmbytjet në Shkodër/Banorët kërkojnë ushqime

schedule16:45 - 19 Mars, 2018

schedule 16:45 - 19 Mars, 2018

Reshjet po bien me intensitet të lartë në Shkodër mëngjesin e sotëm dhe niveli i ujit në zonat e përmbytura po rritet përsëri. Ministria e Mbrojtjes raporton për 2520 ha nën ujë, por duket se pas kaq ditësh problemi emergjent është ushqimi për vetë njerëzit. 

Kanë ordhur orët më të rënda për Nënshkodrën. Toka të tëra janë nën ujë. Shumë shtëpi gjithashtu. Oboti fshati më i dëmtuar duket se mori fund. Këtu asgjë nuk duket nëe përmirësim. Në rrugët e tij uji ka shkuar edhe një metër. Reshjet po bien me intensitet të lartë në Shkodër.

Ministria e Mbrojtjes raporton për 2520 ha nën ujë, por pas kaq ditësh problemi emergjent është ushqimi për vetë njerëzit.  Rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200  batinijesh, krevatë, etj nga rezervat e shtetit u shpërndanë.

Por kjo është mjaft pak për çfare po ndodh këtu. Në raportimet zyrtare thuhet për 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

Uji ka hyrë edhe në periferinë e qytetit. Prurjet në Liqenin e Shkodrës sipas të dhënave nga Instituti Hidrometrologjik i Malit të Zi dhe Shtabi i Operativ janë në kuoten e 4000 meter kub ujë në second. Ato vijne  kryesisht nga Lumejte Moraça, Rijeka, Crnojeviqa dhe Lumi Zeta.

Ndërkohë prurjet në kaskaden e Drinit janë mbi 3000 mijë metër kub ujë në sekond. Kurse shkarkimet në total nga Vau i Dejës janë në kuoten e 2100 metër kub ujë në sekond, shkarkime dhe prodhim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!