440 shtëpi kanë rezultuar të dëmtuara pas përmbytjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit një javë më parë.
Prefektura e qytetit bregdetar pas finalizimit të procesit të dëmeve ka konstatuar në total 440 shtëpi të prekura, të cilat do të dëmshpërblehen, ndërsa përjashtim bëjnë bizneset.
Shkak për përmbytjet krahas reshjeve me intensitet të lartë, sipas prefektit janë bërë edhe kanalet e ujërave të larta të cilat ishin të bllokuara nga mbeturina të ndryshme të hedhura nga banorët.
20 grupe pune dolën në terren për të evidentuar problematikat dhe për të vlerësuar dëmet.
Të dhënat e mbledhura do t’i kalohen Këshillit të Qarkut për të nisur procesin e dëmshpërblimeve./abcnewws.al